Hamilton reagon ndaj atyre që heshtin për vrasjen e George Floyd

23

Piloti i ekipit Mercedes në Formula 1, Lewis Hamilton, reagoi ndaj atyre që heshtin për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, teksa arrestohej nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Piloti britanik në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter është shprehur: “Disa prej jush janë yje të mëdhenj, por qëndroni të heshtur në mesin e padrejtësisë. Nuk ka asnjë shenjë nga askush në industrinë time, që është një sport i dominuar nga të bardhët. Unë jam prej njerëzve jo të bardhë dhe qëndroj i vetëm këtu”.

Racizmi është një problem për të gjithë botën theksoi Hamilton duke vlerësuar më tej se “Jo vetëm në Amerikë, racizëm ka në Britani, Spanjë, në Itali dhe në çdo vend. Mënyra e sjelljes ndaj pakicave duhet të ndryshojë. Nuk kemi lindur me racizëm dhe urrejtje në zemër, këto na janë mësuar”.

Hamilton ka shtuar se është kundër ngjarjeve të dhunshme dhe se mbështet protestat paqësore.

Comments are closed.