Ka përfunduar gara e Çmimit të Madh të Meksikës dhe fituesi sihte piloti Maks Vershtapen. Piloti i Red Bull bëri një garë të shkëlqyer sot duke lënë pas emrat e mëdhenj të Formula 1.
Fetel nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i dytë në këtë garë, ndërsa ajo që bie në sy është vendi i katërt për pilotin e Mercedesit, Luis Hamilton.
Megjithatë nuk i ka prishur aspak punë ky pozicionim pasi ai është shpallur për herë të pestë kampion bote në Formula 1. Kështu ai barazon argjentinasin Fangio dhe është vetëm 2 titujl larg Majkëll Shumakerit.
The moment it became real… 🏆🏆🏆🏆🏆#HiFive #F1 #MexicoGP #F1ESTA @LewisHamilton pic.twitter.com/347HNeIb6k
— Mercedes-AMG F1 (@MercedesAMGF1) October 28, 2018