Fundjavën e shkuar lajm dite ishte fitorja plot polemika e Lewis Hamilton në Çmimin e Madh të Kanadasë, me Sebastian Vettel që u penalizua me 5 sekonda për shkak të një manovre të palejuar në pistë, duke i zënë rrugën rivalit britanik.
Për shumicën e botës ishte një padrejtësi e madhe dhe fitorja e Hamilton është konsideruar vjedhje nga FIA, por le të shohim 5 momente të tjera historike ku fituesi nuk e ka merituar suksesin, pavarësisht nga sporti në të cilin merr pjesë.
This move cost Sebastian Vettel the much deserved win today. Absolutely insane that there is a penalty for this — SHAMEFUL from the stewards. 🤬#F1 #CanadianGP pic.twitter.com/QmGEGryMHY
— 𝙅𝙤𝙨𝙝𝙪𝙖 𝙎𝙖𝙢𝙥𝙨𝙤𝙣 (@jsampsonsports) June 9, 2019
KOREA E JUGUT – ITALI, BOTËRORI 2002
Botërori 2002 do të mbahet mend për triumfin e Brazilit apo golin e Ronaldinhos që nga mesi i fushës kundër Anglisë, për orarin e pazakontë të ndeshjeve për teleshikuesit nga Europa (birrë që në mëngjes?), për… Byron Moreno!
Arbitri qesharak nga Ekuadori drejtori ndeshjen e 1/16-ave mes Koresë së Jugut vendase dhe Italisë, duke e bërë çorbë me vendimet e tij tragjike.
Një penallti e dyshimtë pro Koresë së Jugut në pjesën e parë, një gol i rregullt anuluar Italisë, kur Tommasi shënoi, karton i dytë i verdhë për Francesco Tottin për simulim, edhe pse arbitri ishte në mesfushë.
Në 2010 Moreno u arrestua në aeroportin JFK në New York, duke u munduar të kalonte 6 kg heroinë në të brendshme, ndërsa Gigi Buffon komentoi: “6 kg drogë? Ai i kishte që në 2002, por jo në brekë, në tru”.
DEONTAY WILDER – TYSON FURY, 2018
Tyson Fury habiti botën në 2018, kur u ndesh me Deontay Wilder për titullin Kampion Bote në peshat e rënda në boks. Britaniku u rrëzua dy herë në tapet nga Wilder dhe u duk i pashpresë, por u çua si Anteu dhe dha aq shumë grushte, saqë dukej fitues me pikë, kur mbaroi raundi 12.
Në Los Angeles Staples Centre plasën fishkëllimat dhe protestat, kur gjyqtarët vendosën për barazim, ndërsa festonte Frank Warren, sepse organizuesi i sfidës mbushi arkën e vet me riluajtjen e duelit.
LUIS SUAREZ/URUGUAJ – GANË, BOTËRORI 2010
Luis Suarez ka shënuar gola pa fund në karrierë, ka fituar trofe me shumicë, ka kafshuar ndonjë rival që i ngrinte nervat dhe ka eliminuar Ganën në Botërorin 2010 me një gjest ë pabesueshëm, i turpshëm për të gjithë, por edhe i zgjuar e fatlum.
Në shtesë, pak minuta larg penalltive, Gana mendoi se shënoi golin vendimtar, por Luis Suarez kërceu bukur dhe largoi topin me dorë, pa e vrarë mendjen se do të merrte karton të kuq.
Kualifikimi për në gjysmëfinale u vendos aty, sepse Asamoah Gyan e humbi penalltinë dhe më pas nga pika e bardhë Muslera kompletoi punën, duke pritur dy penallti.