Hamilton befason 5-vjeçarin me kancer, i dërgon makinën e F1 dhe trofeun (FOTO)

Një tifoz me sëmundje të pashërueshme është befasuar nga ylli i F1,  Lewis Hamilton. Hamilton i dërgoi 5-vjeçarit me kancer makinën e F1 dhe trofeun. Garuesi zbuloi se ishte frymëzuar për fitoren në Grand Prix të Spanjës nga Harry Shaw. Vogëlushi vuan nga një formë e rrallë e kancerit të kockave dhe së fundmi iu dha 1 javë kohë për të jetuar.

Pasi Harry  i dërgoi Hamilton një mesazh duke i uruar fat të mirë përpara Spanish Grand Prix, Lewis  vendosi që të jepte një sërë dhuratash 5-vjeçarit. Mes tyre i dërgoi një makinë të Formula One dhe trofeun e Grand Prix të Spanjës. Ndërsa Harry i dërgoi një mesazh nga shtrati i tij në spital duke i thënë: “Të falënderoj për dhuratat. Shumë dashuri nga Harry  dhe lamtumirë”.

Pas garës në Spanjë, Hamilton tha: “Mora një mesazh të mrekullueshëm nga ky djalë i vogël i quajtur Harry dhe ai u bë engjëlli i shpirtit tim. Po kërkoja një inspirim, diçka ku të kapesha dhe garën e sotme ia kushtoj atij.”