Krahu ushtarak i lëvizjes palestineze Hamas, brigad Iz ad Din al Kasam paralajmëroi raketim të ri masiv të qyteteve izraelite dhe bazave ushtarake si përgjigje e sulmeve izraelite.
“E paralajmërojmë fillimin e përgjigjes raketore prej përmasave të mëdha për shkak të sulmeve të mbrëmshme mbi popullin tonë në Gazë dhe agresionin e vazhdueshëm mbi palestinezët”, thuhet në kumtesën e krahut ushtarak të Hamasit.
Gjithashtu pohohet se është sulmuar një anije izraelite që ka qenë në afërsi të bregut të Rripit të Gazës.
Armata izraelite e konfirmoi se është sulmuar një anije por se palestinezët e kanë gabuar cakun.
Edhe krahu ushtarak i grupit palestinez “Xhihadi islamik”, Brigadat e Jerusalemit kumtoi se kanë kryer raketim mbi caqe izraelite.
Palestinezët janë duke i bombarduar qytetet izraelite në afërsi të Rripit të Gazës, përfshirë Sderin, Ashkelonin dhe Virsavejan.
Për të dytën javë Izraeli është duke bombarduar caqe në Rripin e Gazës, ndërsa militantët palestinezë janë duke gjuajtur raketa ndaj qyteteve izraelite. Sipas burimeve spitalore pelstineze në sulmet izraelite jetën e kanë humbur 198 njerëz prej të cilëve 58 fëmijë dhe 34 gra ndërsa në sulmet e Hamasit jetën e kanë humbur dhjetëra njerëz, prej të cilëve dy fëmijë.