Gazë, 14 nëntor – Zëdhënësi i lëvizjes palestineze Hamas, Sami Abu Zuhri sot deklaroi se dorëheqja e ministrit izraelit të Mbrojtjes Avigdor Liberman pas luftërave të rënda dyditore është “fitore politike për Gazën”.
Liberman sot deklaroi se jep dorëheqje nga funksioni në Qeverinë konservative të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Vendimin e ka sjellë në shenjë proteste për shkak të armëpushimit në Rripin e Gazës.
Duke e publikuar dorëheqjen, e cila hyn në fuqi 48 orë pasi që e dorëzoi në formë të shkruar, Liberman e quajti marrëveshjen e djeshme për ndërprerje të zjarrit me lëvizjen palestineze islamike Hamas, të arritur me ndërmjetësim të Egjiptit, “kapitullim para terrorit”.