Tenistja rumune Simona Halep, pasi humbi 2-1 ndaj danezes Karolin Vozniacki në finalen e “Australian Open”, ka përfunduar në spital. Numri 2 në botë është shtruar në një spital në Melburn, ku dhe ka kaluar natën, për shkak të dehidratimit. Mediat vendase raportojnë se Halep kishte humbur shumë energji gjatë ndeshjes, e cila u zhvillua në një temperaturë të lartë. Mungesa e lëngjeve në trup solli dhe shtrimin e Halep në spital, ku kaloi natën dhe më pas u largua për në hotel. Gjatë finales, si Halep ashtu edhe Vozniacki e kërkuan disa herë ndihmën e stafit mjekësor, por duket se tenistja rumune ka vuajtur më shumë fizikisht lodhjen e këtij tatimi, që zgjati gati 3 orë. Madje mes setit të dytë dhe të tretë, gjyqtari dha 10 minuta pushim, për t’u dhënë mundësi tenisteve të rikuperojnë fizikisht. Rumunia u mund 2-1 (7-6, 3-6, 6-4) pas një ndeshje epike dhe pas finales tha: “Isha e lodhur, kisha dhimbje koke dhe mezi merrja frymë gjatë ndeshjes”.