Haland mund të përfundojë te Barcelona

40

Erling Haland është një nga lojtarët që premton shumë për të ardhmen, teksa që në moshë të re, ka arritur të regjistrojë suksese të mëdha. Një “përbindësh” i vërtetë goli, i cili vazhdon të shkëlqejë, ndonëse është vetëm 20 vjeç. Sulmuesi norvegjez u transferua te Dortmundi nga Slacburgu në janar të këtij viti dhe duket se kalimi në Bundesligë i ka bërë mirë, pasi ka arritur të përshtate menjëherë. Reali i Madridit e ndjek prej kohësh dhe në verë thuhet se presidenti Florentino Perez mund të bëjë një ofertë stratosferike, për të afruar yllin e Dortmundit.

Megjithatë sipas raportimeve të fundit, Haland mund të përfundojë te rivalët e Realit, Barcelona. “El Chiringuito” raporton se Huan Laporta, i cili kandidon për president të Barcelonës, në rast se fiton zgjedhjet, do të përpiqet të afrojë norvegjezin të katalanasit. Laporta do të shfrytëzojë miqësinë e ngushtë me Mino Raiolën, për ta bindur që klienti i tij të kalojë në Barcelonë.