Kurrë mos ia digjni këpucët sportive Patrice Evra-së. Sepse hakmarrja e tij thjesht do të jetë shumë ekstreme. Vetë francezi ka tregoi për mënyrën se si veproi kur Gerard Pique, atëherë shok skuadre te Manchester United i dogji këpucët. Ato ishin këpucë mjaft speciale, të personalizuara dhe të reja dhe francezit i dhëmbi që ato ia kishte djegur spanjolli.
Dhe ai tregoi për gazetarin dhe të pranishmit në “A League Of Their Own” se kishte kryer nevojat personale në këpucët sportive të shokut të skuadrës, duke befasuar jo pak të pranishmit në panelin që ishte ftuar.
Francezi nuk e mori shumë mirë faktin që këpucët e tij sportive të personalizuara u dogjën, duke qenë se aty ishin shkruar edhe emrat e fëmijëve të tij. Duhet thënë se Evra ka qenë një ndër personat më gazmorë te “Djajtë e kuq” mjaft popullor te shokët e tij të ekipit.