Këngëtari i njohur kosovar, Haki Godanci sot ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Këtë herë ai ka ardhur në bashkëpunim me këngëtarin Shaqir Cërvadiku që është dueti i dytë me rradhë. “Muhabet e internet” titullohet projekti i tyre, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip. Për tekstin e këngës është kujdesur, Kolë Susaj si dhe Shaqir Cërvadiku. Kujtojmë që projekti i fundit i Haki Godancit ishte kënga kushtuar dëshmorit Naim Lubovci në duet me Agim Boka i publikuar një muaj më parë.