Komisioneri i BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka pësuar sulm kibernetik nga hakerët të cilët ia kanë hakuar llogarinë në rrjetin social Twitter, shkruan Gazeta Metro.
Për këtë sulm, komisioneri europian ka njoftuar përmes po kësaj llogarie, duke shpërndarë një mesazh ku thuhet që faqja zyrtare e tij në këtë rrjet është sulmuar nga hakerët.
“Njoftim i rëndësishëm: kjo llogari dhe të tjera që ndërlidhen me të janë hakuar. Po përpiqemi që ta marrim situatën nën kontroll”, thuhet në njoftimin e Hahn të publikuar pak minuta para mesnate.