Një investitor në kriptovaluta humbi 24 milionë dollarë pasi ra viktimë e një teknike hakimi me ndërrim kartash SIM, transmeton K.J. raportimet. Siç raporton The Wall Street Journal, Michael Terpin u godit nga sulmi më 7 janar 2018 pak ditë pasi Bitcoin arriti vlera rekord.
Hakerët vodhën 1500 Bitcoina duke marrë nën kontroll numrin e tij dhe përdorur funksionin Forgot Password të Google për t’iu qasur e-mailit. Në posedim të dy llogarive personale, hakerët e thyen portofolin e kriptovalutave të Terpin, vodhën asetet digjitale dhe i shitën menjëherë.
Bitcoin këmbehej me 16.969 deri në 15.790 më 7 janar 2018, sot tregtohet me 8800 dollarë. Teknika e zëvendësimit të kartave, njohur si SIM Swaping, i vjedh individit numrin e telefonit i cili përdoret për t’iu qasur llogarive të tjera.