Shkup, 7 shkurt – Hajri Shaqiri është fitues i konkursit anonim për prozë në kuadër të manifestimit multikulturor dhe mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2020” që u mbajt në gjysmën e dytë të janarit në Gjilan.
Se çmimi i parë për tregim kësaj radhe shkon në Shkup, e bëri të ditur në orën në orën e madhe letrare “Pena e flakës 2020” në përfundim të manifestimit të sivjetëm, juria profesionale e këtij konkursi në përbërje Albina Idrizi, Aziz Mustafa dhe Xhevat Latifi, duke shpallur prozën me titull “Ikja”, të nënshkruar me shifrën “Ikja pa kthim” si tregimin më të mirë të konkursit.
Hajri Shaqiri është auto i dy librave me tregime – “Birlugati” dhe “Mjegull në gotë”, një pjesë e të cilëve janë shpërblyer poashtu. Kjo është paraqitja e parë e tij pas një mungese më të gjatë në letrat tona.