Policët në Portland të Oregonit iu përgjigjën një thirrjeje telefonike për një hyrje pa leje në një shtëpi, por pas ndërhyrjes e kuptuan se i dyshuari nuk ishte ashtu si e pritën. Po bëhet fjalë për një fshesë elektrike robotike.
Mediat atje raportojnë se një mirëmbajtëse e shtëpisë në Cedar Hills telefonoi policinë duke i thënë se dikush ishte brenda tualetit. Kur organet e rendit hynë në shtëpi, ata e urdhëruan “hajnin” të dilte jashtë, por asgjë nuk po ndodhte.
Ata më pas e hapën derën e banjos duke mbajtur armët në dispozicion dhe e zbuluan thithësen elektrike. Danny DiPietro nga policia deklaroi se kjo ishte hera e parë që i kishte ndodhur diçka e tillë dhe se shumë shpesh kjo temë i bën për të qeshur.