Vdekja e presidentit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha ka shokuar botën e futbollit. Shumë njerëz ishin në homazhe në nderim të tij, por dikush edhe arriti të përfitoj nga situata. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një moment kur një njeri vjedh fanellën e Leicester të lënë para ambasadës tajlandeze në Londër që ishte lënë në nderim të tij. Miliarderi tajlandez u vra pasi helikopteri që e mori atë nga stadiumi King Power, të shtunën në mbrëmje u rrëzua në një park makinash vetëm disa sekonda pas ngritjes.