Një grup hajdutësh profesionistë mbrëmjen e djeshme kanë vjedhur shtëpinë e çiftit Pique-Shakira. Lajmi ka bërë bujë në mediet e Spanjës dhe për këtë policia ka nisur hetimet intensive për të zbuluar grupin e hajdutëve. Në momentin e vjedhjes çifti nuk ndodhej në shtëpi, pasi këngëtarja ishte në turne në Gjermani, ndërsa futbollisti është grumbulluar me Kombëtaren e Spanjës. Sipas të dhënave të para, mësohet se hajdutët kanë shigjetuar vendin ku Shakira mbante sendet me vlerë dhe më pas i kanë marrë të gjitha bizhuteritë. Skema e përdorur nga hajdutët nuk përjashton pistën e një ndihme nga brenda, por kjo është duke u hetuar. Sakaq,moti dje në Spanjë ka qenë me shtrëngata shiu dhe kjo i ka ndihmuar hajdutët të fshehin çdo gjurmë të mundshme.