HAJAT TOÇILLA: Çelësi i suksesit? Dashuria dhe mosdorëzimi… (FOTO)

129

E re dhe shumë energjike, nga aktrimi në shumë fusha të tjera po sfidon veten por gjithmonë duke mos i ikur skenës dhe teatrit ku sjellë gjithmonë gjëra të reja. Hajat Toçilla nga Prizreni, vjen në një bisedë më ndryshe për t’u njohur më afër me publikun përmes kësaj interviste të realizuar për gazetën KOHA

Bisedoi: Blerand REXHEPI

KOHA: Si ndiheni duke qenë se jeni një nga aktoret dhe personazhet më të reja?

Kur kam qenë një nga aktoret më të reja, jam ndi tepër mirë dhe entuziaste, ngase kam marre disa çmime qysh në fillim të karrierës sime.

KOHA: Ndjenë nostalgji nga koha para shumë vitesh kur ka pasur shumë xhirime e projekte nga kolegët e tash që gjërat kanë ndryshuar?

Thënë të drejt të gjithëve na mungon koha para pandemisë, e sidomos neve aktorëve. Natyrisht që ndjej nostalgji, por shpresoj që sa më parë të përfundojë kjo situatë e ta lëmë pas pandeminë që ta shijojmë sërish kënaqësinë e netëve pa gjumë e lodhjes së pandalshme nga angazhimet.

KOHA: Ke xhiruar edhe nëpër kohëra të vështira deri më tash?

Nëse është fjala për pandemi diçka pak po; në mes të cilëve ia vlen të ceket mini-seriali ‘BENI’, por edhe nëse është fjala për kohëra të vështira në aspektin e punës; edhe kjo po, ka pasur raste që më është dashur të dalë nga banesa pak para agimit, ose të jem veshur me rroba verore ndoshta në ditën më të ftoftë të dimrit. Por të gjitha këto i kam bërë me shumë vullnet.

KOHA: Si është raporti me kolegët?

Padyshim që raporti me kolegët është shumë i mirë. Në fund të fundit, profesioni ynë nuk besoj që ka hapësirë të mos kemi raporte të mira me njëri-tjetrin.

KOHA: Fëmijërinë e ke kaluar në …..?

Fëmijërinë e kam kaluar në vendlindjen time, pra në Prizren.

KOHA: Si ka ndikuar fëmijëria dhe jeta juaj deri më tani në formimin e karakterit dhe identitetit tënd?

Jam rritur me një familje të madhe. I kam 4 motra, dhe kjo ndoshta më ka bërë të jem njeri pa komplekse, sepse gjithmonë kam qenë e rrethuar me njerëz, dhe asnjëherë e vetmuar, e padyshim që kjo duhet të jetë arsyeja pse gjithmonë jam vetja, kudo dhe me këdo që jam. Mirëkuptimin e prindërve dhe mbështetjen e tyre (duke i përfshirë këtu edhe motrat) i kam pasur gjithë jetën, dhe u jam mirënjohëse për këtë që jam sot falë tyre.

KOHA: Cila ishte profesioni i ëndërruar para se të bëheni aktor?

Aktore.

KOHA: Rolet që keni luajtur e reflektojnë personalitetin tënd?

Jo. Gjithmonë kam qenë në dispozicion ta sfidoj veten në çdo rol që m’është ofruar. Është kënaqësi ta luash një karakter që nuk ka të bëj pothuajse asgjë me ty. Them kështu ngase në secilin rol kam përjetuar atë që pritet ta përjetojë personazhi.

KOHA: Për mendimin tënd, çfarë e bën aktorin me role të bukura dhe të veçanta?

Mendoj se secili rol e ka bukurinë dhe veçantinë e vet.

KOHA: Cili është çelësi i suksesit?

Puna padyshim, dashuria ndaj saj dhe mosdorëzimi!

KOHA: Një ditë e jotja pushim si është?

Asnjëherë e njëjtë. Krejt çka mund të them se nuk do të mungonte atë ditë është kafja dhe instrumenti im i dashur – ukulele. Nuk i preferoj planet ditore. Më pëlqen të bëj çfarëdo që më ofron dita dhe disponimi.

KOHA: Sa përkrahje kanë artistët?

Jo aq sa duhet. Ndërsa në aspektin financiar aq më pak.

KOHA: Ka ndodhur ndonjëherë që jeni zhgënjyer nga përkrahja institucionale?

Po. Meqenëse jetojmë në Kosovë ca gjëra mund të na duken edhe të natyrshme.

KOHA: Planet për të ardhmen?

Shfaqje, filma gjithmonë padyshim.