Supermodelja Hailey Bieber ka rrëfyer se të qenurit personazh publik e ka vendosur shpesh herë në situata të pakëndshme, ku dhe janë kaluar kufijtë e saj personal. Bashkëshortja e Justin Bieber tregoi se e kanë fotografuar shumë herë në publik pa dëshirën e saj, dhe madje paparacët kanë shkuar deri aty sa kanë dashur ta fotografojnë poshtë minifundit.
“Paparacët më duken diçka shumë të çuditshëm dhe me të vërtetë që nuk i kuptoj. Është një shkelje e hapur e privatësisë. Njëherë vura re se dikush e kishte vënë kamerën thuajse në tokë pasi unë kisha veshur një fund shumë shumë të shkurtër”, deklaroi ajo në emisionin “Eight Late Night Shoë”. 24-vjeçarja tregoi se kjo nuk është e vetmja herë që paparacët kanë ekspozuar ose janë përpjekur të ekspozojnë të brendshmet e modeles. “Unë kam pasur dy përvoja të këqija kur dikush ka fotografuar të brendshmet e mia ndërsa isha duke ecur, dhe i kanë publikuar fotot”.