Komesari evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn në fjalimin e tij në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë tha se nuk duhet të humbasin këto raste për bashkëpunim, sa përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA). Ai tha se kanë arritur të mbledhin gjashtë kryeministra të rajonit në Sarajevë, që është një sinjal i mirë.
“Jemi këtu që të themi diçka se ne jemi në gjysmën e rrugës mes Parisit dhe Triestës, dhe si mund të vazhdojmë mëtej të punojmë në këtë plan. Ideja e këtij procesi është se si të përgatisim rajonin që të bëhet anëtare e BE-së. Ky takim është diçka që duhet të sjellë më shumë. Tani jemi një situatë ku disa vende po kalojnë përmes krizave të rënda të brendshme politike, ndoshta të tensioneve etnike. Kjo duhet të zgjidhet. Brukseli i dërgon sinjale të qarta dhe të forta rajonit. BE-ja si tërësi kupton plotësisht seriozitetin e situatës në rajon”, tha Hahn. Hahn tha se udhëheqësit evropianë vazhdojnë me përkushtimin e tyre ndaj këtij projekti dhe se “kryeministrat e tyre kuptojnë strategjinë politike të procesit të integrimit”.
Ai kujtoi se “ishin mbështetur tek ne gjatë krizës së emigrantëve” kur rajoni ishte goditur nga kjo krizë. “Mesazhi im është që të gjithë ne, BE, Këshilli Evropian dhe Komisioni nuk duhet të ndajmë këto situata. Udhëheqësit evropianë tani e kanë kuptuar se sa e rëndësishme është të bashkëpunojnë dhe të punojnë me ju. Ne duhet të punojmë së bashku, ky është një proces ku ne duhet të punojmë së bashku dhe prandaj u jam mirënjohës që jeni të gjithë këtu. Tani është koha e duhur që liderët e rajonit të marrin rolin e udhëheqësit që të tejkalohen disa probleme që ndikojnë në situatat e brendshme, që të mos humbasim më këto mundësi për një bashkëpunim të fortë”, tha Hahn.
Sipas tij, gjendja aktuale është e tillë se “kemi marrë një shtytje dhe se tani duhet të ndjekim vazhdimisht zhvillimin e situatës, të tejkalojmë barrierat dhe të shfrytëzojmë këtë shytje pozitive”.
“Tani kemi një nga ato raste kur rajoni do të përfitojnë nga ky moment ku do të kemi mesazhe pozitive, ose thjesht do të mbyllim derën e këtyre mundësive për shkak të disa mesazheve të këqija. Mendoj se nuk duhet të luajmë me zjarr, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë. Ju lutem të tregoni udhëheqësi të burrështetasve siç keni treguar në të kaluarën”, theksoi Hahn.
Siç tha, kjo madje është edhe në interes të BE-së dhe se duhet t’u kthehemi angazhimeve tona, sepse kemi shumë detyra deri në samitin që do të mbahet disa muaj më vonë.
Hahn theksoi se “ne kemi dhënë iniciativën se si të integrojmë rajonin dhe në tre vitet e fundit, fokusi ishte në lidhjen”. Megjithatë, sipas tij, tani është koha që plani i punës të orientohet në lidhjen fizike të rrugëve, hekurudhave dhe lidhjen e tregut ekonomik. “Vendet perëndimore duhet të përfshihen plotësisht në tregtinë botërore, duhet të dimë se çfarë tregtojmë. Duhet që me forca të përbashkëta të zgjidhim këto çështje. Patjetër duhet të rritet shkalla e integrimit ekonomik. Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja ekonomike e vendeve tuaja, ashtu që me pjesëmarrjen e parë të bëheni anëtare e plotë e BE-së”, tha Hahn.
Ai shprehu bindjen e fortë se nëse insistojmë në ekonominë, kjo do të forcojë edhe sundimin e ligjit, që është e rëndësishme për investitorët. “Ekonomia është çështja më urgjente që do të çojë në progres të konsiderueshëm drejt integrimit evropian. Ky është parakusht për t’i bindur qytetarët evropianë për vlerat shtesë. Ne sugjerojnë një treg të përbashkët të Ballkanit Perëndimor, si bazë për qasje në të ardhmen, kurse ambicia jonë është që të heqim pengesat dhe të krijojmë një hapësirë dhe treg të vetëm ekonomik. Qëllimi afatgjat është që të integrojmë tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së”, ka thënë Hahn.