Komesari evropian për zgjerim e politikë të fqinjësisë Johanes Hahn Ka përsëritur sot në Vjenë se pa zgjidhjen e problemeve bilatrale nuk ka prani në BE.
Hahn, duke folur në tubimin “Perspektiva të reja të Maqedonisë së Veriut” në organizim të Forumit ekonomik të Vjenës, ka thënë se aktualisht Maqedonia Veriore është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, i cili nuk ka konflikye me fqinjtë dhe me këtë është më stabile se pjesët tjera të regjionit.
“Më pyesin se kush do të hyjë i pari në BE, ndërsa përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë – është fjala për një proces të bazuar në merita, për parimin e regatës dhe shpejtësia varet prej asaj se kush avancon më shumë në këtë rruge. Kemi filluar bisedimet me Srbinë e Malin e Zi dhe aktualisht këto vende formalisht janë më të avancuara në këtë rruge, por kjo nuk e përjashton mundësinë që Maqedosnia veriore t’ia dalë të kompensojë mbetjen mbrapa, sepse është i vetmi vend i cili nuk ka konteste bolaterale me fqinjtë. Në strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor kemi thënë qartë se pranojmë anëtare të reja vetëm nëse nuk kanë konflikte bilaterale. Nuk jemi të gatshëm të importojmë konflikte”, ka thënë ai, transmeton B92.