Florent Hadergjonaj është huazuar te skuadra e Kasimpashës në Turqi. 25-vjeçari, është pjesë e Huddersfield Town, por do të jetë deri në fund të sezonit me ekipin turk. Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe pritet që në Superligën e Turqisë të luajë si titullar.
Këtë sezon, Hadergjonaj është aktivizuar në 21 ndeshje (prej të cilave 14 si titullar) me ekipin anglez, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Dita e fundit e merkatos së dimrit e ka transferuar atë në Turqi ku tashmë do të kontribuojë për skuadrën e Kasimpashës.