Një punonjës i një kompanie, i lodhur dhe i mërzitur nga trajtimi që i kishin bërë, ka vendosur të japë dorëheqjen nga kompania ku punonte duke shkruar në një letër higjienike arsyet e largimit. Shënimi, që daton më 24 shkurt, tregon dukshëm ndjenjat e punëtorit. “Kam zgjedhur këtë lloj letre për dorëheqjen time 2 javë para ikjes si simbol i mënyrës se si ndiej se më ka trajtuar kjo kompani dhe ironikisht si e ndiej se ku po shkon kjo kompani”, shkruan në letër punonjësi. Nuk dihet se prej nga është dhe ku është kompania ku ka punuar punëtori. Por megjithatë, kjo mënyrë unike e të dorëhequrit nga puna ka marrë komente të shumta dhe është vlerësuar për origjinalitetin e saj.
Habit punëtori, jep dorëheqjen me shkrim në letër higjienike
Leave a comment