Policia Gjyqësore ka shkuar sot në banesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në total kanë shkuar 4 persona dhe vendimi për kontrollin është marrë pas autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë. Oficerët pritet që të gjejnë prova inkrimunese për akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tij, në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës nga Habilajt. Organi i akuzës dyshon se Tahiri ka mbështetur bandën e Habiljave gjatë kohës që ka qenë ministër i Brendshëm, skruan Shqip online.
Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “trafik droge” dhe “korrupsion”. Në kërkesën që i dërguan Kuvendit, një javë më parë, Prokuroria kërkonte arrestimin e ish-ministrit, me argumentin se kishte prova që mund të dëmtonte procesin e hetimit. Parlamenti vendosi që Prokuroria të kryejë hetime dhe kontroll banese, por të mos arrestojë ish-ministrit, për sa kohë nuk ka prova bindese për përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Sot Prokuroria ka shkuar në shtëpinë e Tahirit për të kërkuar prova që e lidhin ish-ministrin e Brendshëm me trafikun e drogës dhe me bandën e arrestuar në Itali të Habiljave.