Erling Haaland ka thënë se projekti i Borussia Dortmund e nxiti atë ta zgjedhte Borussia Dortmundin para gjigantit të Premierligës, Borussia Dortmund. Sulmuesi i shumë vlerësuar norvegjez iu bashkua Dortmundit në një marrëveshje katër-vjeçare e gjysmë, pavarësisht interesimit tëfortë nga Man Unitedi, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
Manchester Unitedi, së bashku me RB Leipzig dhe Juventusi, ishin ndër klubet e interesuara për Haaland, i cili shënoi 28 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat për Salzburgun këtë edicion.
Haaland zbuloi pse ai zgjodhi Dortmundin, duke thënë: “Dortmundi ishte direkt dhe më thanë se kanë nevojë për mua në sulm, dhe se e pëlqejnë stilin tim të lojës. Më pëlqeu mënyra se si ata biseduan me mua dhe kjo më nxiti të nënshkruajë për ta. Unë ndjeva se unë dhe Dortmundi do të kombinoheshim mirë”, vlerësoi më tej Haaland.
Haaland iu bashkua Dortmundit, skuadër e cila renditet në vendin e katërt në Bundesliga dhe është shtatë pikë larg liderit, RB Leipzig pas 17 ndeshjeve.
Skuadra e Lucien Favres nuk rikthehet në aksion deri më 18 janar pas pushimit dimëror.