Ka përfunduar ndeshja mes Dortmund dhe Psg me rezultatin 2-1. Pjesa e parë e supërsfidës së Championsit ka përfunduar 0-0, por e dyta ka prodhuar gola.
Fillimisht, Haaland ka shënuar për Dortmund në minutën e 69-të. Nuk ka zgjatur shumë epërsia pasi Neymar ka barazuar rezultatin në të 75-tën. Nuk mund të mungonte Mbappe, që dha assistin e golit. Dy minuta më vonë është sërish Haaland që ”tund rrjetën”. Kualifikimi do vendoset në ”Parc De Princ”, me të dyja skuadrat që kërkojnë një biletë më tutje.