Gwyneth Paltrow në telashe

Aktorja e njohur dhe biznesmenja Gwyneth Paltrow është shfaqur për herë të parë në gjykatë, ku përballet me akuzën e sulmit fizik. Sipas prokurorisë, aktorja ka goditur një person në pistën e skive, duke i shkaktuar atij dëmtime në tru dhe thyerje të brinjëve. Por aktorja i mohoi akuzat në gjykatë, duke thënë se në atë moment, ka qenë e hutuar dhe gjithçka që ndodhi ishte një aksident.

Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2016,  për të cilat avokati i aktores thotë se po shfrytëzohen për të dëmtuar imazhin e saj. Terry Sanderson  i cili është një doktor në pension pretendon se ai u godit nga aktorja e cila sipas tij nuk u ndal pas incidentit dhe nuk pranoi asnjë përgjegjësi. Ky i fundit kërkon nga fituesja e cmimit Oscar një dëmshpërblim prej 300 mijë dollarësh.