Guvernatori ukrainas: Të paktën 12 të vrarë nga bombardimet ruse në Severodoneck

Së paku 12 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 40 të tjerë janë plagosur në bombardimin e sotëm rus të qytetit Severodoneck në lindje të Ukrainës, i cili është pothuajse i rrethuar nga forcat ruse, njoftoi qeveria rajonale.

“Rusët filluan të gjuanin me armë të rënda në qendrën rajonale në mëngjes, ndërsa granatimet vazhdojnë”, ka shkruar Sergej Gajdar në Telegram.

Ai tha se më të shënjestruarat janë ndërtesat e banimit dhe se bilanci mund të jetë më i lartë, pasi për momentin është e pamundur të ekzaminohen zonat e prekura.

Advertisements

Kryetari i Severodoneckut, Oleksander Strjuk, më 6 maj deklaroi se qyteti i tij ishte “pothuajse i rrethuar” nga trupat ruse dhe separatistët pro-rusë nga Donbasi që përpiqeshin të merrnin kontrollin e të gjithë rajonit.

Ai tha se ka ende rreth 15,000 nga 100,000 banorët e qytetit para luftës.

Severodoneck  një nga qytetet e pakta të rëndësishme në rajon që është ende në duart e Ukrainës, dhe qyteti fqinj Lisiçank janë 80 kilomera në lindje të Kramatorsk, i cili u bë qendra administrative e Donbasit të Ukrainës pasi separatistët pushtuan pjesën lindore në 2014