Guterres për Ramazan viziton xhamitë që ishin cak i sulmeve në Zelandë të Re

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka vizituar dy xhamitë e Zelandës së Re,që në muajin mars ishin cak i sulmeve ku vdiqën 51 persona.

Guterres kaloi rreth 30 minuta në xhaminë Al Noor në Christchurch, ku foli me udhëheqësit muslimanë dhe të mbijetuarit e kësaj masakre.

“Unë e di se nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë dhimbjen, por kam dashur të vij këtu personalisht dhe të sjell dashurinë, mbështetjen dhe admirimin e plotë”, tha ai.

Shefi i OKB-së pastaj vendosi kurora luesh përpara xhamisë së dytë dhe gjithashtu bisedoi me të mbijetuarit atje.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter