Lisbonë, 6 nëntor – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh i përshëndeti “përparësitë e mëdha” të teknologjive të reja, por në të njëjtën kohë paralajmëroi se nga vlera kyçe është bota t’i shmangë “makinat autonome të cilat mund të vrasin njerëz pa kontroll njerëzor”.
“Ajo jo vetëm që është politikisht e papranueshme, por edhe jomorale dhe mendoj se duhet të ndalohet me të drejtë ndërkombëtare”, theksoi Guteresh në Konferencën e Teknologjive “Ueb samit” në Lisbonë.
Teknologjitë e reja mundësuan disenjimin e të gjitha sistemeve të armatosura autonome, nga dronet deri te tankët, ndërsa për përdorim potencial në luftërat zhvillohen edhe robotët.
Guteresh potencoi se për momentin nuk ekziston konsensuz ndërkombëtar “e drejta ndërkombëtare humanitare të zbatohet në kiber përdorimin në situata të konflikteve”.
“Ajo është fushë në të cilën, sipas meje, bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë vetëm”, theksoi Guteresh, duke shtuar se KB mund të funksionojë si platformë për bashkëpunim në kiber hapësirën, që të parashtrohen rregulla të sjelljes.
Ai shtoi se më e keqe është të jesh “naiv dhe optimist injorant”.
Sekretari i përgjithshëm i KB-së tregoi edhe se ndarjet ndërkombëtare mund ta vështirësojnë bashkëpunimin në kiber hapësirën, veçanërisht në kohën kur ekziston tendencë e re të sjellni në pyetje “mekanizmat multilateral të cilat janë mënyra e vetme të përgjigjet në sfidat globale”.
Ai, gjithashtu citoi edhe se beson që koha dixhitale dhe teknologjia kanë sjellur përfitime të mëdha, duke i përfshirë edhe mënyrat e reja në luftën kundër sëmundjeve dhe urisë.
“E qartë është se teknologjia është aleati ynë”, përfundoi Guteresh, duke treguar në fushat siç është energjia alternative.