Nju-Jork, 22 prill – Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Gutereshi, sot deklaroi se bota është në “prag të humnerës” për shkak të ndryshimeve klimatike dhe se nevojitet të ndërmerren hapa të mëdha që të shmanget katastrofa.
Në samiti virtual për ndryshimet klimatike, nikoqir i të cilit është presidenti amerikan Xhozef Bajdeni, Gutereshi u bëri thirrje liderëve botërorë deri në vitin 2050 të formojnë koalicion global, i cili do të punojë në arritjen e emisioneve zero neto të karbonit.
Ai deklaroi se vendet mbarë botës duhet t’i shfuqizojnë subvencionet për lëndë djegëse fosile, t’i rrisin investimet për energji ripërtëritëse dhe infrastrukturë të gjelbër dhe të ndalojnë me ndërtimin e termocentraleve të reja me qymyr.
Gutereshi u bëri thirrje vendeve të pasura ta ulin karbonin deri në vitin 2030, ndërsa të tjerat deri në vitin 2040.