Kajro, 2 prill –Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutersh sot në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro shprehu solidaritet me myslimanët në mbarë botën, duke e dënuar gjuhën e urrejtjes dhe racizmin, si dhe antisemitizmin.
Sipas tij, gjuha e urrejtjes bëhet gjithnjë e më e përditshme dhe përhapet si zjarr pyjor nëpër rrjetet sociale dhe radiot.
“Në këtë kohë të vështirësive dhe ndarjeve, duhet të mbahemi së bashku dhe ta mbrojmë njëri tjetrin. Asgjë nuk e arsyeton terrorizmin dhe bëhet veçanërisht e neveritshme kur i referohet religjionit”, theksohet Guteresh dhe shtoi se “duhet të mbështetet dhe të promovohet dinjiteti njerëzor dhe të drejtat universale të njeriut”.
Deklarata e sekretarit të përgjithshëm të KB-së vijoi pas takimit të imamit kryeosr të xhamisë së madhe në Kajro, sheiku Ahmed el Taib.