Guteresh: Politikanët në Maqedoni të vazhdojnë me implementim të Marrëveshjes

Nju-Jork, 2 tetor  – Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh, pas referendumit të së dielës, u bëri thirrje politikanëve në Maqedoni që të vazhdojnë me implementim të Marrëveshjes së Prespës. “Fakti që shumicë e madhe e atyre të cilët votuan e mbështetën Marrëveshjen e Prespës është shumë e rëndësishme”, porositi Guteresh. Në kumtesën e publikuan sot nga pres-shërbimi i KB-së, Guteresh u bën thirrje të gjithë forcave politike në Maqedoni që të vazhdojnë me implementim të marrëveshjes me Greqinë në institucionet e shtetit.