Nju Jork, 29 tetor – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, sot deklaroi se mbledhja e parë e Komitetit për projekt Kushtetutën e re të Sirisë, nesër në Gjenevë, paraqet “mundësi të vetme”, për paqe, transmeton gazeta KOHA.
Ai theksoi se pret prej Komitetit, i cili numëron 150 anëtarë, mes tyre edhe përfaqësues të Qeverisë së Sirisë, opozitës dhe shoqërisë civile të “punojë në mirëbesim”.
Angazhimi i rëndësishëm i anëtarëve të Komitetit duhet të pasojë me ndërprerjen e armiqësive në gjithë Sirinë”,
Insistim i Kombeve të Bashkuara, që të bisedohet për përfundimin e luftës tetëvjeçare në Siri nuk ka dhënë rezultate.(koha.mk)