Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh deklaroi se sot do të udhëtojë në tre ishuj në jug të Paqësorit që t’i shohë efektet nga ndryshimet klimatike.
Duke folur në Fixhi, Guteresh tha se dëshiron të mësojë më shumë për punën, të cilën e ndërmarrin bashkësitë e ishujve për shkak të përforcimit të mbrojtjes nga pasojat e ndryshimeve klimatike.
Sipas tij, Paqësorit i duhet mbështetje më e fuqishme ndërkombëtare, sepse ndryshimet klimatike gjithnjë e më shumë po zhvillohen.
“Katër vitet e fundit ishin më të ngrohtat. Shkrirja e akullit në Grenland dhe Antarktik po bëhet shpejtë, që domethënë se niveli i oqeanit do të ritet për një metër deri në vitin 2100, nëse asgjë nuk ndërmerret që të shmanget kjo. Këtu në Paqësor, niveli i ujit, i cili rritet në disa shtet është katër herë më i madh nga mesatarja botërore dhe paraqet kërcënim ekzistencial të disa shteteve të ishujve”, tha Guteresh.
Ai theksoi se shtetet e ishujve duhet që të flasin më me zë, sepse përvoja e tyre “thekson urgjencë në reagim të kërcënimit”.
“Paqësori ka autoritet të vetë, moral që të flasë. Është koha që të dëgjojë bota”, përfundoi Guteresh.
Pas Fixhit, ai planifikon t’i vizitojë kombet e ishujve Tuvallu dhe Vanuatu. (koha.mk)