Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot arriti në Irak që ta shqyrtojë situatën humanitare në vend. Ai në Tuiter si “prioritet absolut” e vlerësoi mbrojtjen e popullsisë civile në Mosul, e cila u gjend në qorrsokak për shkak luftimeve kundër grupit Shteti Islamik, transmetuan mediat franceze.
Guteresh në Irak erdhi nga Jordani, ku morri pjesë në takimin vjetor të Ligës Arabe. Në Bagdad ai do të bisedojë me liderët më të lartë irakian, përfshirë edhe kryeministrin Hjader al Abd. Pastaj shefi i organizatës botërore do të udhëtojë në qytetin verior Erbil, kryeqytet i rajonit autonom Kurdistani Irakian.