Berlin, 27 nëntor – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh deklaroi sot se bota nuk mund t’i tejkalojnë sfidat e mëdha të cilat e kërcënojnë pa sundim të fuqishëm multilateral, transmeton gazeta KOHA.
“Problemet e sotme janë probleme globale dhe asnjë shtet nuk mund t’i zgjidh vetë. Na nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar që të reagonim për ndryshimet klimatike, që të ballafaqohemi me pasojat nga digjitalizimi dhe që t’i zgjidhim problemet serioze me terrorizmin dhe krimin përgjatë botës. Për shkak të kësaj multilaterizmi sot është më i rëndësishëm se kurrë”, theksoi Guteresh në intervistë për “Dojçe Vele”.
Ai duke folur për situatën në Siri bëri të ditur se është mirë që është formuar Bordi Kushtetues për Sirinë, por se ajo ende nuk është zgjidhje politike që duhet të jetë në bazë të vendimit të Këshillit të Sigurisë.
“Krahas kësaj, të gjitha shtetet e përfshira në konfliktin në Siri mund të pranojnë se interesat e tij duhet t’i lënë anash dhe bashkërisht të punojnë në dhënien fund të situatës, për shkak se shumë sirianë janë të ekspozuar për vuajtje të padurueshme”, theksoi Guteresh.
Ai tha se është i nevojshëm respektimi i të drejtave të njeriut, ndërsa kur bëhet fjalë për pakicat duhet të ekzistojë politikë për ruajtjen e identitetit.
Gutereshi foli edhe për Konferencën e ardhshme për klimën, që do të mbahet prej 2 deri në 13 dhjetor në Madrid, gjatë kësaj duke theksuar se është me rëndësi që të realizohet progres për nenin gjashtë të Marrëveshjes së Parisit, sepse “bota gjendet në situatë në të cilën mund të humb garën me kohën”.
“Por, vendet pjesëmarrëse, përfshirë edhe sipërmarrësit e tyre, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile, do të duhet para së gjithash të tregojnë se kanë qëllime serioze në tejkalimin e situatës momentale që është e padurueshme. Lëshimi i gazeve të dëmshme edhe më tutje rritet”, theksoi Guteresh, duke shtuar se nevojitet vullnet politik për luftë të suksesshme kundër ndryshimeve klimatike.(koha.mk)