Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh në raportin më të ri për Kosovën ka përshëndetur vendosmërinë e Beogradit dhe Prishtinës që përmes dialogut të arrijnë normalizimin e marrëdhënieve, por paralajmëroi se gjatë tre muajve të kaluara janë vërejtur disa incidente si rezultat i tensioneve ndërkombëtare.
“Gjendja e sigurisë në Kosovë, në periudhën e përfshirë në raport, është e qetë, edhe pse tensionet ndërkombëtare në disa raste kanë kaluar në incidente”, theksoi Guteresh në raportin e rregullt tremujor për gjendjen në Kosovë.
Ai shtoi se deklaratat e liderëve serb dhe atij kosovar për përkufizim kanë shkaktuar shqetësim në mesin e serbëve të Kosovës, ndërsa theksoi se reagime ka edhe në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar, të cilët ndryshojnë nga thirrja për shqyrtimin e të gjitha mundësive të cilat do të kishin çuar drejtë një zgjidhje, në shqetësim serioz nga pasojat e mundshme ndaj stabilitetit të rajonit për shkak të korrigjimeve territoriale.