Nju-Jork, 14 tetor – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot bëri apel për qetësim urgjent të tensioneve të shkaktuara nga ofensiva turke në verilindje të Sirisë.
Zëdhënësi i Gutereshit, Stefan Dizharik theksoi se sekretari i përgjithshëm i KB-së ka kërkuar nga të gjitha palët që t’i zgjidhin dallimet e tyre në rrugë paqësore.
Guteresh ka shprehur edhe “shqetësim serioz” për shkak të pasojave nga lirimi eventual i paqëllimshëm i luftëtarëve të Shtetit Islamik, si rezultat i operacioneve ushtarake.
Dizharik theksoi edhe se luftërat gjashtëditore “rezultuan me një numër të madh të viktimave dhe zhvendosjen e të paktën 160.000 civilëve.
Ai shtoi se “secili operacion ushtarak duhet që në tërësi ta respektojë të drejtën ndërkombëtare” dhe të mbrohen civilët dhe infrastruktura civile.(koha.mk)