Nju–Jork, 10 korrik – Amerika Latine dhe Karaibet janë bërë “pikë e nxehtë” në pandeminë Kovid-19 dhe disa vende të rajonit tani e kanë numrin më të madh të rasteve për kokë banori, si dhe numrin më të madh të rasteve të konfirmuara në botë. Këtë e kumtoi mbrëmë sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Kreu i organizatës botërore e prezantoi një raport duke theksuar se në vitin 2020 rajoni pritet të ula BPV-në për 9.1 për qind, e cila mund të jetë “më e madhja në shekullin e kaluar”.
“Kjo do të shkaktojë një recesion të paparë,” tha Guteresh.
Sipas raportit të publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm, papunësia në rajon pritet të rritet për 13.5 për qind nga 8.1 për qind vitin e kaluar dhe të përfshijë më shumë se 44 milionë njerëz.
“Shkalla e varfërisë pritet të rritet për 37.2 për qind, nga 30.2 për qind vitin e kaluar. Kjo do të thotë se 230 milionë njerëz do të preken, ndërsa një vit më parë ishin 185 milionë”, tha Guteresh.
Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu tha se Amerika e Jugut dhe Karaibet janë përballur tashmë me nivele të larta pune të padeklaruara dhe shërbime shëndetësore të fragmentuara, dhe se njerëzit më të prekshëm në rajon përsëri janë goditur më rëndë nga Kovid-19.
Guteresh theksoi se njerëzit me origjinë afrikane, emigrantët dhe refugjatët vuajnë shumë në mënyrë disproporcionale.