Paris, 26 shkurt – Qëllimet nacionale klimatike (NDC) nuk janë as për së afërmi arritjes së asj që është definuar me Marrëveshjen klimatike të Parisit, e cila parasheh sa më shumë ngadalësim të ngrohjes globale.
“Rezultatet e sotme nga Konventa e KB-së për ndryshimet klimatike janë alarm I kuq për planetin tone”, tha sekretari I përgjithshëm I KB-së, Antonio Guteresh, ndërkaq transmetoi Dojçe Vele.
Raporti flet për përpjekjet nacionale klimatike të 75 vendeve të cilat tashmë i parashtruan “qëllimet e veta të përditësuara nacionale klimatike”.
Vendet e përfshira me raportin, janë përgjegjëse për rreth 30 për qind të emetimeve botërore të gazrave me efekt të kopshtit të qelqit.
“Planet e anëtareve të Marrëveshjes së Parisit për luftë kundër ndryshimeve klimatike na lënë larg qëllimit që e vendosëm me Marrëveshjen e Parisit”, tha Patrisia Espinoza, drejtoreshë ekzekutive e KB-së për ndryshimet klimatike.
Përpjekjet e deritanishme të vendeve tregojnë se emetimi I gazrave të dëmshme mund të pakësohet për vetëm një për qind, që është larg qëllimit deri në vitin 2030 të arrihet që temperature të rritet më së shumti për 1,5 gradë, sipas marrëveshjes së Panelit ndërkombëtar për Ndryshimet klimatike.