Në sportelet të organit të punëve të brendshme dhe në njësinë e drejtorisë të librave Amë, zyra rajonale – Dibër, për çdo ditë ka një numër të madh sidomos të mërgimtarëve. Ata janë të kënaqur nga dinamika me të cilët punojnë administrata në të dy institucionet
Vjollca SADIKU
Dibër, 13 gusht – Këto ditë duke marrë parasysh prezencën e madhe të mërgimtarëve në vendlindje, institucionet të cilët janë më të vizituara janë ata që kanë të bëjnë me marrjen e dokumenteve personale dhe certifikatave të ndryshme. Në sportelet të organit të punëve të brendshme dhe në njësinë e drejtorisë të librave Amë, zyra rajonale – Dibër, për çdo ditë ka një numër të madh sidomos të mërgimtarëve. Ata janë të kënaqur nga dinamika me të cilët punojnë administrata në të dy institucionet. Edhe pse institucionet këto ditë kanë shumë punë, mund të themi se në krahasim me vitet e tjera numri i kërkesave për dokumentet është sado pak më i ulët se viteve të kaluara. Përgjegjësi në sektorin për çështje administrative Burim Strikçani thotë se ka një rritje të kërkesave për dokumente.
“Siç është e njohur tani shumë mërgimtar të vendit tonë pa probleme marrin pasaporta dhe letërnjoftime në Ambasadat tona në botë. Kjo normalisht ka ndikuar që këto ditë me ardhjen e mërgimtarëve në Dibër të rritet numri i kërkesave për dokumente personale por jo në nivelin ashtu siç kanë qenë viteve të fundit. Të gjithë aktivitetet të të punësuarve në këtë sektor janë në drejtim të respektimit të kërkesave dhe shpejtësisë të nxjerrjes të dokumenteve. Kemi ndërmarr të gjitha masat që mërgimtarët të mos presin gjatë për të marr pasaportat apo letërnjoftimet”, thotë Burim Stricani dhe sqaron se gjatë vitit të kaluar brenda muajit gusht janë dhënë mbi 4 mijë pasaporta. Këtë vit numri është pak më i vogël për shkak të lehtësimit të dokumenteve të identifikimit në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë në botë. Duhet theksuar se ka një rritje të kërkesave në këtë institucion për marrjen e dokumenteve që kanë të bëj me patentën e vozitjes. Burimet e njëjta na thanë se pas dhënies së provimit për vozitës, dokumentin adekuat e jep MPB por ka edhe kërkesa për shtimin të afatit për patentin e vozitjes për moshën e tretë.
Pothuajse e njëjtë është situata edhe në njësinë e Drejtorisë për libra Amë. Përgjegjësi i kësaj njësie Blendi Troci thotë se edhe në këtë njësi këto dit është shtuar numri i kërkesave për të marrë certifikata të ndryshme. Ai potencon se kryesisht merren certifikata të lindjes, vdekjes, por edhe certifikatat të tjera që janë në kompetencë të këtij institucioni. “Kemi ndërmarr të gjithë aktivitetet që si të punësuar në këtë institucion ti shërbejmë mërgimtarët në përputhje me ligjin. Normalisht ka një rritje të kërkesave por të punësuarit kanë ndërmarr masa për realizimin e kërkesave edhe atë sa më shpejt”, thotë udhëheqësi i njësisë, Blendi Troci. Të theksojmë se në institucionet që veprojnë në Dibër dokumente marrin banorët të komunës Dibër por edhe ata të komunës rurale të Qendër Zhupës. (koha.mk)