Këto gurë të mëdhenj, sferikë, të çuditshëm dhe të habitshëm të bukur, ndodhen në plazhin Koekohe, pjesë e bregut Otago në ishullin jugor të Zelandës së Re. Të njohur si “Gurët Moeraki” ata janë formuar në pjesën fundore të detit nga depozitat sedimentare që u akumuluan përreth një bregu në të njëjtën mënyrë që një perlë formohet përreth grimcave të rërës. Erozioni i shkëmbinjve shpesh nxjerr në dukje këto gurë. Disa nga këto gurë peshojnë disa ton dhe mund të jenë deri në tre metra të gjerë. Legjenda Maori i atribuon origjinën e tyre ardhjes së paraardhësve të parë/gjigandëve që erdhën me kanoen e madhe Araiteuru, dhe që u fundos nga tre dallgë të mëdha në afërsi të Matakaes. Nga Maorit thuhet se disa nga të mbijetuarit e kanoes u shndërruan në gurë dhe u bënë male. Gurët Moeraki thuhet të jenë pjesët përbërëse të kanoes.Kjo është një mitologji,por e vërteta është se drejt këtyre gurëve vërshojnë mjaftë turist kuriuoz nga të këtër anët e botës.
Gurët mistikë të Zelandës së Re (FOTO)
Leave a comment