Me vendosjen e gur-themelit sot do të fillojë ndërtimi i pikës kufitare të përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës – “Bellanoc – Stançiq”. Në këtë ceremoni janë paralajmëruar fjalime të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Natalija Apostolova. Kalimi kufitar, që ndërtohet me financimin e IPA programit të BE-së, pritet që të lehtësojë bashkëpunimin midis dy vendeve, të kontribuojë për kufi më të sigurt dhe për zhvillimin social dhe ekonomik në rajonin kufitar, duke përfshirë edhe rritjen e komunikimit midis njerëzve.