Kompania turke “Çagataj Kabllo” sot në ZZHTI Bunarxhik do të vendos gur-themel për ndërtimin e fabrikës së re. Investimi vlerësohet në gjashtë milionë euro dhe me të do të hapen rreth 200 vende të drejtpërdrejta të punës. Në vendosjen e gur-themelit është paralajmëruar fjalimi i zëvendëskryeministrit të obliguar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.
“Çagllaj Kabllo” është themeluar në vitin 1998 për prodhimtarinë e temave dhe kabllove kryesisht për nevojat e industrisë automobilistike. Klientët kryesorë të kompanisë janë prodhuesit udhëheqës të autobusëve, traktorëve, makinave të ndërtimit, kamionëve, automjeteve komerciale, pajisjeve klimatike (ngrohje, ventilim dhe klimatizim), makinave për pastrim, automjeteve speciale të aeroporteve.