Valencia arrin akordin me PSG-së për ta blerë Goncalo Guedesin. Shumë muaj bisedime dhe në fund parisinët kanë lënë të lirë futbollistin ti bashkohet klubit nga Spanja. Portugezi iu bashkua Valencias për shumën e 40 milionë eurove.
Për blerjen e lojtarit u vu në lëvizje edhe presidenti i klubit Peter Lim, i cili së bashku me Nasser Al Khelaifin në tryezë i dhanë fund telenovelës së gjatë. Njashtu edhe agjenti i lojtarit Jorge Mendes ishte ndër figurat kryesore që luajti rol të madh në transferimin e talentit të tij. Parisienët nuk do të kenë të drejtë riblerjeje për 21 vjeçarin. Valencia në vete tani ka një xhevahir i cili kërkohej edhe nga shumë klube tjera. Forca e repartit të mesfushës tani është edhe më e fortë për klubin spanjoll. Futbollisti në fjalë më herët ka qenë pjesëtar i grupmoshave të reja të Benfikës e më pas edhe i ekipit të parë.
Në vitin 2016 u transferua tek PSG-ja ku zhvilloi gjithsej 8 ndeshje por pa shënuar gol, ndërsa tek Valencia si huazim zhvilloi 33 ndeshje dhe shënoi 5 gola.