Guatemalë, 109 të vdekur nga shpërthimet e vullkanit Fuego

15

Është rritur në 109 numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimeve të vullkanit Fuego në Guatemalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët në Guatemalë njoftuan se numri i të vdekurve u rrit pas gjetjes së 10 trupave të tjerë të pajetë, duke shtuar se afër 200 njerëz të tjerë ende llogariten të zhdukur.

Agjencia Nacionale e Katastrofave përmes një deklarate tha se hedhjet vullkanike të cilat janë grumbulluar në fshatrat e shkatërruara të rajonit dhe të cilat janë ende të ngrohta dhe kushtet klimatike janë ende të rrezikshme për ekipet e shpëtimit, aktivitetet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë përkohësisht.

Ndryshe, gjithsej 1.7 milion njerëz thuhet se janë ndikuar nga shpërthimet në vullkan.

Comments are closed.