Fredy Guarin nuk e ka harruar Interin. Menaxheri i mesfushorit, Marcelo Ferreryra tha se kolumbiani dëshiron rikthimin te Interi, kur të përfundojë aventurën me Shanghai Shenhua, në fund të vitit 2017, për t’u larguar me parametër zero.
“Guarin do të jetë i lirë në fund të vitit dhe që tani i lejohet të firmosë një parakontratë. Ai dëshiron të rikthehet të Inter, sepse është shumë i lidhur me klubin zikaltër. Fredy nuk ka fituar asgjë me Interin, ndaj dëshiron të rikthehet dhe të fitojë një trofe në Milano. Urojmë që klubi zikaltër të vendosë të besojë te ai”.
Kolumbianit i përfundon kontrata me klubin kinez, në fund të vitit 2017 dhe më pas do të jetë një futbollist i lirë për të firmosur në cilindo klub që do t’i ofrojë një kontratë.