Guardiola u përpoq ta marrë te Siti, ja cila është femra që bën ligjin te Bajerni

3

Menaxherja e ekipit di gjithçka çfarë ndodh brenda skuadrës. Në publik ajo flet pak. Edhe kur një revistë për gratë, “Bunte”, i kërkoi një intervistë, ajo refuzoi. Ish-lojtarja skuadrës së femrave të Bajernit ishte në fillim asistentja e Kristian Nerlingerit, përpara se të merrte rolin që ka tani. Një mbajtëse e sekreteve dhe shumë ndodhive të tjera që ndodhin në botën e bavarezëve. Katlen Kryger është prej kohësh në shërbim të skuadrës kampione të Gjermanisë. Ajo është përgjegjëse për organizimin e udhëtimeve dhe logjistikës në skuadër. Për trajnerin ajo është një krah i zgjatur.

Kur drejtues sportiv erdhi Matias Samer në 2012-ën, vendi i saj i punës u vu në pikëpyetje. Por kur trajneri, Jup Hejnkes, mori vesh që pozicioni i saj ishte në rrezik, ai shkoi menjëherë tek ish-presidenti i atëhershëm, Uli Hënes. “Nëse ikën Katlen, iki dhe unë”, kërcënoi Hejknes. Më pas vendimi për ta larguar nuk u mor kurrë. Ra në sy përshëndetja e përzemërt me Uli Hënesin, kur ky i fundit u largua përfundimisht si president i skuadrës. Ishte pikërisht Hënes ai që e solli në skuadër, vlerësoi punën e saj dhe i besoi gjëra të rëndësishme në klubin gjerman.

Trajnerit Pep Guardiola ajo i hyri aq shumë në zemër, saqë ky i fundit u përpoq për ta bindur atë të shkonte në Mançester me të. Kur spanjolli është në Mynih, takimet me të janë një rutinë. Në zyrën e Krygerit ndodhet një mbishkrim në një nga fotografitë e saj: “Ti do të mbetesh gjithmonë në zemrën time”.

Aftësitë e saj për qenë sa më pranë skuadrës si dhe mënyra për t’i thënë gjërat ashtu siç janë, e kanë bërë Katlin të pazëvendësueshme. Trajneri Niko Kovaç gjeti një mënyrë të veçantë për ta përfshirë atë në skuadër.

Me anë të një kufjeje ajo qëndronte pranë trajnerit të fitnesit, Holger Broih dhe ishte e para që komunikonte me stafin mjekësor kur një lojtar ishte dëmtuar në fushë, duke e komunikuar më pas lajmin te trajneri i parë.

Ndërkohë, të njëjtën rol, Katlin ka edhe me trajnerin e ri, Hansi Flik. 75 minuta para startit të çdo ndeshjeje ajo hedh në sistem të gjitha të dhënat që i duhen Ligës gjermane para ndeshjes. Gjithçka kalon nga ajo. Nëse një lojtar është i bllokuar në trafik, e para që telefonohet është Kryger.

Comments are closed.