Manchester City e fitoi Carabo Cup pas ekzekutimit të penalltive kundër Chelseat, pasi 120 minutat lojë përfunduan pa gola. Gjatë gjithë rrugëtimit të këtij trofeu për ‘Qytetarët’ porta ka qenë e siguruar nga ylli i Kosovës, Arijanet Muric, por në ndeshjen vendimtare trajneri Pep Guardiola vendosi ta linte në stol, përcjell gazeta KOHA.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta, sidomos pas atyre pritjeve heroike ndaj Leicester Cityt në çerekfinale. Guardiola e ka komentuar lënien jashtë nga formacionit të Muricit, duke thënë se loja me këmbë ka qenë arsyeja kryesore pse ai ka qenë në stol, raporton Periskopi, transmeton gazeta KOHA
”Ishte një vendim i vështirë ta lija Muricin jashtë, duke marrë parasysh çfarë ndodhi në penallti ndaj Leicester [ku Murici ishte hero], por mendoja se Chelsea do të luante me presion të lartë dhe do të na nevojitej portieri më shumë. Ederson është i mrekullueshëm për këtë”, deklaroi spanjolli.
Më tej, Guardiola tregoi se kjo ndeshje ndaj Chelseat ishte më e vështira ndonjëherë për të.