Ilkay Gundogan e ka quajtur Pep Guardiola-n trajnerin më të mirë në botë dhe tha se shokët e ekipit të tij te Manchester City duhet të ndihen të privilegjuar që stërviten nga ai. 27-vjeçari mendon se karriera e tij si lojtar në nivelet më të larta te Barcelona e kanë influencuar mënyrën se si perceptohet nga skuadra.
“Është një miks i faktit që ka luajtur në nivele të larta te Barcelona dhe fakti se është një trajner i madh,” shprehet Gundogan. “Kjo e bën trajnerin më të mirë në botë dhe mendoj se shumë lojtarë do të kishin dëshirë të luanin nën drejtimin e tij. Të gjithë që luajnë te City duhet të ndihen të privilegjuar. Ai është në gjendje të mësojë këdo dhe të rrisë nivelin e lojës. Edhe kur nuk thotë asgjë, është thjesht personaliteti i tij. Kur e sheh, do të japësh më të mirën tënde për ta bërë të lumtur. Kur e bën atë të lumtur, edhe vetë je i lumtur”, deklaroi Gundogan.